Nga janari nis “Top Talent”, zbulohet emri i prezantueses dhe surprizat e tjera (FOTO LAJM)

Në muajin janar, televizioni “Top Channel” do të rikthejë në ekran sezonin e tretë të spektaklit të njohur “Top Talent”.

Këtë vit, spektakli do të vijë me një gamë më të gjerë konkurrentësh, ndërsa prezantuesja e emisionit do të jetë Ori Nebiaj.

Vetë moderatorja e zbuloi këtë lajm në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në “Top Channel”, ku u shpreh:

“Përfshirja e disa kategorive në këtë edicion është një risi, që është reflektuar në këtë audicion të parë, ku sot kemi parë të rinj që kanë ardhur për të provuar veten në muzikë, interpretim, kërcim, gazetari e sigurisht prezantim. Gjeografia është zgjeruar, kemi shumë pjesëmarrës nga Shqipëria e Kosova, teksa gjej rastin të ftojmë këdo që mendon se ka një talent t’i bashkohen audiconeve tona!”

Autore e edicionit të tretë të “Top Talent” do të jetë Ilda Lumani, ndërsa regjia i është besuar Redi Trenit.

Gjithashtu, producente ekzekutive këtë vit do të jetë Ledja Liku, ndërsa edhe juria do të ndryshojë.

“Pika e fortë e këtij Top Talent është juria. Do të jenë emra shumë të njohur të medias, artit dhe jetës publike të cilët do t’a bëjnë këtë edicion vërtetë të veçantë”- u shpreh Lumani.
Shtuar më 14/12/2019, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori