Nga Gjinokastër në Gjirokastër, si u greqizua emri pas vitit '70 (FOTO LAJM)

Veshje popullore burrash
Pëlqej
Historiani shqiptar Arben Lalla pretendon se Gjirokastër është një toponim grek pasi emri i vërtetë i qytetit të gurtë është Gjinokastër.

Me anë të një postimi në Facebook, Lalla sjell edhe fakte historike dhe jo vetëm. Sipas tij Gjinokastër, që zbëthehet Kalaja e Gjinos, ka të bëjë Princin e Epirit, Gjin Bue Shpatën që vdiq më 1399.

Pas viteve 1970 qyteti e emërtua Gjirokastër, që përkthehet "Kala e Rrumbullakët", duke e greqizuar emrin.

Por në të vërtetë Kalaja në Gjinokastër nuk është e rrumbullakët, por në formë të gjatë si anije. Po ku e kishte parë arkitekti formën e anijes? Kjo për shkak se Gjin Bue Shpata ishte udhëheqës nga Arta, zonë që njihej për lundrimtarë të zotë.

Madje Arben Llalla edhe emrin e kalasë, "Argjiro", e quan një përrallë që nuk ka ekzistuar, por është një shpikje mitologjike greke për t'ia ndryshuar emrin e vërtetë qytetit shqiptar nga Gjinokastër në Gjirokastër. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori