Njoftoi rikthimin në muzikë, Elsa Lila ndan një tjetër lajm të rëndësishëm me të gjithë (FOTO LAJM)

Së fundmi, këngëtarja Elsa Lila është bërë pjesë e Instagramit. Postimi i parë është bërë rreth një javë më parë, përmes të cilit shprehet se po punon për një këngë të re. Por në ditë më parë Elsa Lila ka paralajmëruar se së shpejti do të vij në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e njohur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elsa Lila (@elsalilaofficial)

Kujtojmë se pak kohë më parë Elsa Lila ka qenë pjesë e mediave italiane por edhe shqiptare pas lajmit të arrestimit të saj si e përfshirë në një grup shqiptar të trafikimi të lëndëve narkotike.

Pasi u mbajt pak kohë në qeli për shkak të hetimeve, si përfundim autoritetet policore italiane njoftuan se këngëtarja shqiptare nuk kishte lidhje me akuzat që rëndonin mbi të.

“Falemnderit te gjitheve per mbeshtetjen!Ju dua dhe me mungoni.Shihemi shpejt ne Shqiperi!”- shkruan Elsa Lila.