Nga "fundi i botës" tek masonët, simbolet e fshehura në pikturat më të famshme (FOTO LAJM)

Parashikimi i fundit të botës

Studiuesja italiane Sabrina Sforza Galitzia propozoi një interpretim të pazakontë të Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit. Ajo është e sigurtë se në pikturën e tij, artisti la një parashikim për fundin e botës, i cili do të ndodhë më 21 mars 4006. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesja deshifroi kodin matematikor dhe astrologjik të pikturës. Ky nuk është mister vetëm i Darkës së Fundit. Duart e Krishtit dhe apostujt, së bashku me bukët në tryezë, formojnë diçka që mund të lexohet si disa nota muzikore. Pas testimit, kjo tingëllon si një melodi e shkurtër.
Arti nuk është vetëm një burim frymëzimi, por gjithashtu një mister i madh.

Artistët shpesh shtojnë detaje të vogla të çuditshme në pikturat e tyre, ose lënë mesazhe që janë të pamundura të vërehen në shikim të parë.

Ndiqni në galerinë e mësipërme një listë të kryeveprave të pikturës, me sekrete të papritshme.

Në fund të artikullit, edhe një bonus: një nga hipotezat më të çuditshme në lidhje me Mona Lizën. /bota.al/
Shtuar më 26/08/2017, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori