Nga fotografia e parë tek biseda e fundit me Alfion, Fatma Methasani publikon gjithçka (FOTO LAJM)

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë njohur bashkë në korridoret e televizionit “In Tv”. Për një kohë të gjatë këtë lidhje të bukur dashurie, Fatma dhe Alfio, e mbajtën të fshehtë për të qëndruar sa më larg vëmendjes mediatike.

Mirëpo sot që janë dhe gati të martohen me njëri-tjetrin, Fatma ka ndarë me të gjithë imazhet e para që ka shkrepur me Alfion si çift. Ajo ka nisur sfidën “Posto një fotografi” dhe ndjekësit e saj i kanë kërkuar imazhe që dëshmojnë lidhjen e saj disavjeçare me shefin e kuzhinës.

Fatma ka publikuar foton e parë që ka bërë me Alfion, në nëntor 2016 dhe disa imazhe nga udhëtimet e para që ka bërë me të, që kanë qenë në Venecia dhe Verona.

Ajo ka zbuluar se për herë të parë është takuar me Alfion në korrik të 2016-tës dhe ka publikuar një video të vjetër të një spoti në “In Tv”.

Ndjekësit i kanë kërkuar Fatmës dhe foto nga biseda e fundit me Alfion dhe në të bie në sy se ata flasin bashkë vetëm me mesazhe zanore e se Fatma i ka nisur partnerit një video të vogëlushit të tyre, Noah. Duke qenë se Alfio është i angazhuar me punë, duket se është Fatma ajo që i tregon përmes celularit çdo gjë që bën vogëlushi i tyre.

Kujtojmë se në tetor të vitit të shkuar, kur festoi edhe 26-vjetorin e lindjes, Fatma mori një propozim për martesë nga Alfio.
Shtuar më 27/01/2021, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori