Real Madridi futet fuqishëm në garë për Vlahovic, gati të ofrojë 3 yje të ekipit

Skuadra e Real Madridit mësohet së fundmi ka kthyer në prioritet afrimin e super sulmuesit të Serie A, Dushan Vlahovic.

Edhe pse Karim Benzema është duke kaluar një super formë, mosha dhe mungesa e një zëvendësuesi të denjë detyrojnë “galaktikët” të hedhin sytë nga ylli serb.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë tre futbollistë për të marrë Vlahovicin në ekip.

Bëhet fjalë për Borja Mayoral, Luka Jovic dhe Alvaro Odriozola.

Reali nuk llogarit më në dy sulmuesit Mayoral dhe Jovic, të cilët mund të kalojnë te Viola, ndërsa do lejojë ekipin italian ta mbajë edhe një vit në huazim Odriozolan. r.t/albeu.com


Shtuar 12.11.2021 15:35