Nga epoka e gurit te mjeti Euro6, njihuni me makinerinë moderne të pastrimit që ka mbërritur në Tiranë

Rreth dy vite më parë, Tirana nisi një revolucion të vërtetë që kishte të bënte me pastrimin. Pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Veronën dhe krijimit të kompanisë EcoTirana, Tirana po aplikon diferencimin e mbetjeve në kosha të veçantë, ndërsa cilësia e pastrimitkryeqytetit është rritur ndjeshëm.

Për të çuar në një nivel edhe më të mirë mënyrën e administrimit të pastrimitkryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka nisur të fusë edhe mjete të teknologjisë së lartë, që jo vetëm nuk ndotin ambientin, por edhe përshtaten më së miri në terrenin e kryeqytetit.

Fotot tregojnë momentet e testimit të makinerisë që ka mbërritur në Tiranë e cila siguron lehtësira dhe një sërë favoresh të tjera praktike në grumbullimin e mbetjeve.

“Provat teknike me mjetin e ri të grumbullimit të mbeturinave të Parkut të Madh, adapt për rrugicat e jondotës! Kalojmë nga epoka e gurit ku e gjetëm, me lopata përtokë rifuxho, te mjeti Euro6! Falë mbështetjes nga granti japonez dhe besimit që #APRTirana ka ndërtuar te partnerët”, shkruan APR në faqen e saj në facebook.
Shtuar më 25/10/2018, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori