Nga dhoma e gjumit te palestra, brenda shtëpisë luksoze të Noizyt (FOTO LAJM)

Noizy është ndodhta njëri nga artistët më hermetik shqiptarë. Megjithatë, muajit e fundit i ka bërë disa tolerime duke u shfaqur në studio të ndryshme televizive, ku ka zbular detaje tejet interesante rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

Megjithatë, ditën e djeshme ai nuk është kursyer fare, sepse ka hapur dyert e shtëpisë së tij, duke na treguar dhomat, studion, palestrë, këndin e “playstation” e shumë detaje të tjera.

Sikundër e dimë ai është një prej reperëve më të paguar në vendin tonë, andaj jeta mes luksit nuk është diçka që na habit.



Fillimisht, ai tregoi dhomën e ndenjes, për të vazhduar më pas te dhoma e gjumit, e cila siç e quan ai, nuk është diçka e ekzagjeruar por e thjeshtë për syrin.

Nuk është sekret fakti se autori i hitit ”Adrenalina” është shumë i përkushtuar ndaj palestrës, andaj nuk mund të mungonte një palestër e improvizuar në shtëpinë e tij, ku ushtrohet çdo ditë.


Shtuar më 07/11/2020, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori