Nga deti në borë, sportet ekstreme të Haradinajt (FOTO LAJM)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sfiduar vetën, duke u larë në një liqen të ngrirë.

Pasi fundjavën e ka kaluar në bregdetin e Shqipërisë, ku edhe ia bëri sefte detit për këtë vit, kryeministri Haradinaj është ndalur për shëtitje në bjeshkë.

Gjatë ditës së djeshme Ramush Haradinaj ka postuar në Facebook se ka vizituar majën e Gjeravicës.

Aty e ka provuar edhe larjen në liqenin e ngrirë.

Haradinaj shfaqet duke u larë në temperatura të ulëta. Madje shoqëruseve të tij u thotë “s’koka shumë ftohtë”.




Postimi i Haradinajt për majën e Gjeravicës:

“Aty ku pamjet mahnitëse të shoqërojnë në çdo hap. Pasditën e sotme ngjitje në majën e Gjeravicës”, ka shruar ai në FB.

Haradinaj në publik njihet edhe si një prej politikanëve shqiptar që i kushton më së shumti rëndësi aktiviteteve sportive.
Shtuar më 22/05/2019, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori