Nga "Cougar" tek helikopteri i VIP-ave, kjo është forca ajrore e Shqipërisë (FOTO LAJM)

Shqipëria investoi rreth 77 milionë euro për të modernizuar flotën e saj të helikopterëve ushtarak në vitin 2009. Ishte një marrëveshje më shumë politike ajo e këtij viti, kur Shqipëria ishte në negociata për liberalizimin e vizave dhe ish-kryeministrit të kohës i nevojitej një takim në një prej kancelarive më të rendësishme të Europës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë franceze Eurocopter, Berisha u prit në pallatin presidencial nga Presidenti Sarkozy.

Megjithatë, Shqipëria ka marrë në dorëzim katër helikopterët e saj të porositur, njëri prej të cilëve u rrëzua disa muaj më parë në liqenin e Shkodrës.

Aktualisht, në inventarin e Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen gjashtë tipe helikopterësh, të cilët kryejnë kryesisht misione shpëtimi si edhe transporti, shkruan Albeu.com.

Më të famshmit janë "Cougar", të cilët kanë kapacitet transportues prej 24 personash dhe janë përdorur disa herë deri më tani për misione shpëtimi. Ndërkohë nuk mungojnë dhe Augusta Bell apo EC-145, sivllai i helikopterit që u rrëzua në Shkodër, pjesë e kontratës së blerjes nga francezët.

Më sipër gjendet inventari i helikopterëve të Ushtrisë Shqiptare si edhe karakteristikat e tyre. /Albeu.com/
Shtuar më 21/03/2017, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori