Nga cila sëmundje vuan Kim Kardashian?

Njerëzit dhe Kim Kardashian janë gjithnjë në marrëdhënie të komplikuar. Aq sa kureshtarë dhe të interesuar janë pas saj, aq kritikojnë mesazhet që herë pas here ajo jep përmes postimeve të saj.

Kësaj here, fansat ndihen krenarë! Prej vitesh Kim vuan nga psoriaza, por kurrë nuk është përpjekur ta fshehë atë, duke dhënë kështu një mesazh për të gjithë të prekurit e tjerë nga kjo sëmundje lëkure.

“Faleminderit Kim që më dhe forcë të pranoj veten para botës për atë që jam. Unë gjithashtu vuaj nga psoriaza.”- shkruan dikush.

Por meqë psoriaza njihet më shumë si “sëmundja e Kim-it” sesa si “psoriazë” ka ardhur koha që të marrim një informacion real rreth saj.

Psoriaza është një gjendje jo normale e lëkurës që krijon njolla të kuqe, të thata, me luspa që shkaktojnë kruarje në fytyrë dhe në trup. Kim Kardashian është vetëm 1 nga 8 milion amerikanë që janë të prekur nga kjo sëmundje kronike.

Psoriaza ndikon më shumë në cilësinë e jetës së grave krahasuar me atë të meshkujve. Zakonisht, kjo gjendje e lëkurës mund të shfaqet për herë të parë në moshën 15 deri në 25, por nuk përjashton mundësinë e shfaqjes në çdo periudhë tjetër.

Në fillimet e saj psoriaza shfaqet në formë njollash të vockla dhe të kuqe, të cilat nëse nuk trajtohen mund të përkeqësohen shpejt. Simptomat e saj mund të përkeqësohen edhe më gjatë dimrit. I ftohti dhe lëkura e thatë janë armiqtë numër një shkruan anabel!

Deri më tani nuk është zbuluar asnjë kurë që mund të shërojë plotësisht psoriazën, por vetëm medikamente dhe trajtime të cilat e mbajnë nën kontrroll.

Të gjithë ata që vuajnë prej saj shpesh ndihen të paragjykuar për shkak të shenjave në trup apo prej mendimit të të tjerëve, prandaj mbështetja psikologjike luan një rol shumë të rëndësishëm gjatë trajtimit të saj. Çfarë s’duhet të harroni? Psoriaza nuk është ngjitëse!
Shtuar më 15/03/2019, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori