NASA publikon pamjet spektakolare, kështu duket lindja dhe perëndimi i diellit në Mars (VIDEO)

NASA ka publikuar një video me imazhe të pabesueshme dhe vërtet spektakolare të lindjes dhe perëndimit të diellit në planetin Mars.

Është hera e parë që lindja dhe perëndimi i diellit në planetin Mars mund të shihen kaq qartë.

Imazhet u kapën nga roveri Curiosity i NASA-s, i cili u largua nga Toka në vitin 2011 dhe u ul në planetin tonë fqinj në vitin 2012.

Janë mbresëlënëse pamjet e publikuara nga NASA nga planeti Mars. Por gjëja më mbresëlënëse është se ato i ngjajnë tokës.

Nëse dikush nuk do ta dinte se këto imazhe të lindjes dhe perëndimit të diellit janë nga Marsi, do të mendonte se ato janë filmuar diku në planetin tonë.

 


Shtuar 8.03.2023 11:46