Temperaturat mbeten të larta, por sot priten rrebeshe shiu

Këtë të shtunë gjatë orëve te paradites, vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme.

Duke ju afruar pasdites do të këtë zhvillim të vranësirave në zonat Veriore dhe Lindore duke sjellë rrebeshe shiu. Mbrëmja dhe nata rikthejnë kthjellimet në vend, sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 39°C. Era do fryjë mesatare më shpejtës deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.


Shtuar 1.08.2020 06:06