Policia “kreh” 4 qytete për orë të tëra, arrestohet vëllai i shefit të Policisë

Një aksion blic i Policisë së Shtetit ka vënë në pranga disa persona të cilat akuzohen për trafik droge.

Aksioni antidrogë u shtri në 4 qytete, duke vënë në pranga 6 persona, të paktën deri në orët e mbrëmjes.

Aksioni i cili nisi Tiranë, duke u zhvendosur më pas në Durrës, Fier e deri në Gjirokastër.

Burime të rezervuara nga Policia, thanë se në pranga kanë rënë disa persona për trafik të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve konfidenciale mësohet se një prej të arrestuarve është edhe vëllai i një prej shefave të Policisë shkruan panorama.

Po ashtu, mësohet se janë sekuestruar 60 kilogramë drogë, hashash në formë “çokollate”. Të arrestuarit në Tiranë janë shtetasit me iniciale: Sh.M., E.R., D.M. dhe Pajtim Aga, i cili mësohet se është vëllai i një shefi Policie, emri i të cilit doli pak kohë më parë në përgjimet e gazetës gjermane “BILD”. Gjatë të njëjtit operacion, janë arrestuar edhe dy persona në Gjirokastër. /albeu.com/

Aksioni


Shtuar 18.01.2020 09:30