Kriza në Sudan, sulmohet aeroplani turk i evakuimit

Një aeroplan turk evakuimi që po zbarkonte në një bazë ajrore jashtë kryeqytetit të Sudanit, Khartoum, është sulmuar në ajër, konfirmon ministria e mbrojtjes e Turqisë.

Për fat të mirë nuk është shënuar asnjë incideënt nga sulmi. Aeroplani u ul i sigurt në Wadi Seidna, dhe askush nuk u lëndua. Ushtria e Sudanit fajësoi luftëtarët paraushtarakë për gjuajtjen ndaj avionit dhe dëmtimin e sistemit të karburantit, shkruan BBC.

Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) mohuan akuzat, duke thënë se ishin të përkushtuara ndaj armëpushimit të zgjatur humanitar.

Forcat paqeruajtëse të Sudanit dhe ushtria sudaneze ranë dakord të enjten vonë për të zgjatur armëpushimin me 72 orë për të lejuar që ndihma humanitare të arrijë në vend.

Megjithatë, sipas dëshmitarëve okularë, raportohet të jenë shënuar përlshnje në zonat e Khartoum. Që nga fillimi i përleshjeve 14 ditë më parë, qindra njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Luftimet po shkatërrojnë kryeqytetin dhe rrethinat e tij – i cili deri vonë kishte një popullsi prej rreth 10 milion, duke i lënë njerëzit pa furnizime me ushqim, ujë dhe karburant.

/albeu.com/