Nga 89 kilogram në super formë, Rudina Demcaj tregon sekretin (FOTO LAJM)

Rudina jo gjithmonë ka pasur trupin elegant që ka tani, i cili e bën të duket bukur me çdo fustan.

Aktorja dikur ka peshuar 89 kilogramë por është treguar e vendosur që do e zhdukte peshën e tepërt dhe ia ka arritur.

Njerëzit që kanë probleme me peshën zakonisht drejtohet te dietologët por Rudina nuk është një ndër ta.

Në betejën e të humburit peshë ajo ka luftuar e vetme, me përqëndrim dhe vullnet.

Ajo ka përzgjedhur vetë ushqimet që duhej të konsumonte dhe i ka konsumuar.

“Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që çdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme. Konsumoja supa nga më të ndryshmet dhe super sallata. Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme. Nuk e njihja më parë avokadon, por zbulova se ishte një prej frutave më të shëndetshme.

'Eliminova çdo lloj pije me gaz dhe alkoolike, si dhe kripën e tepërt (mua më pëlqejnë shumë turshitë, por edhe kripa e tepërt është si sheqeri). Bëra ca truke të vogla, por nuk lashë asgjë jashtë dietës. Sekreti për rezultatin është zvogëlimi i porcioneve. Edhe palestra ka luajtur një rol të rëndësishëm. 3 herë në javë, dy orë. Dhe në fund të të gjitha veglave, ushtrime kardio. Vetëm pas tre muajsh, pata një rezultat befasues”- është shprehur Rudina.
Shtuar më 18/08/2019, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori