Biçikleta përplas Nicole Kidman (FOTO LAJM)

Episod asapk i këndshëm për aktoren hollivudiane Nicole Kidman. Ylli i Hollywood-it po kthehej në hotelin e saj pas eventit të Calvin Klein në "New York Fashion Week" kur një person me biçikletë, i cili mësohet se ishte paparac, e ka përplasur në tokë.

Për momentin Kidman e kishte shumë të vështirë të ngrihej por me ndihmën e asistentëve të saj mundi të shkonte në dhomën e saj ku pas pak çastesh u ngjit edhe një grup mjekësor.

Fatmirësisht aktorja nuk ka asnjë problem serioz, ndërkohë i riu që ngiste biçikletën u mor në pyetje nga policia e New York-ut. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori