Oficerë policie të armatosur rëndë dhe të
maskuar janë parë ditën e enjte në rrugët e Londrës për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin
Netanyahu në kryeqytetin britanik.
Bëhet fjalë pikërisht për njësinë e re
speciale të
antiterrorit të quajtur MET e cila është shumë pak e njohur për publikun pasi ajo i ka të specifikuara rastet se kur duhet të dalë në rrugë.
MET është një strukturë e re e policisë britanike e krijuar në vitin 2016 për të luftuar terrorizmin pas shtimit të sulmeve në disa vende të Evropës.
Oficerët e kësaj njësie qëndrojnë gjithmonë të
maskuar për të fshehur identitetin e tyre nga sulmuesit dhe janë të pajisur me armatim të rëndë dhe uniformë
speciale antiplumb.
Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë kërcënim për vizitën e Netanyhut në Londër, por prania e trupave
speciale të
antiterrorit tërhoqi vëmendjen e publikut dhe medias.
Shtuar më 06/09/2019,
ora 11:27