Nesër nuk keni nevojë për çadra, shijoni diellin pranveror (TABELA)

Rikthehen temperaturat pranverore/ Moti, e premte 19 Prill 2019

Pas ditëve të tëra me reshje shiu, e premtja pritet të jetë me diell dhe me temperatura që do të arrijnë deri në 21 gradë celsius.

Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, parashikohet që edhe në qarqet që mund të ketë reshje shiu, do të jenë fare minimale.

RESHJET

Nesër (e premte dt.19) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 20 °C

në vendet e ulëta: 7 /21 °C

në vendet malore: 1 / 16 °C

ERA:

nesër (e premte dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Shtuar më 18/04/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori