Nëse nuk silleni zgjuar, këto probleme ju shkatërrojnë martesën (FOTO LAJM)

1. Kilogramët shtesë
Shumica e të porsamartuarve shtojnë një peshë të konsiderueshme pas martesës.
Shkencëtarët nga Universiteti i Glasgow-it zhvilluan kërkime dhe arritën në përfundimin se çiftet e reja të martuara shtojnë rreth 1-3 kg brenda vitit të parë të jetës së tyre si të martuar.

Në përgjithësi, personat e martuar peshojnë 6 kg më shumë se ata që janë beqarë. Shumë shpesh, shtimi i peshës është i lidhur me gjendjen e rehatisë psikologjike, sepse partnerët janë të sigurt në njëri-tjetrin.

Çfarë duhet të bëni?
Humbja e peshës së bashku është më e lehtë sesa mund të duket, sepse gjithmonë do të ketë një person pranë jush që ju nxit për një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Megjithatë, nutritiocionistët paralajmërojnë se meshkujt humbin peshë më shpejt dhe kjo mund të shkaktojë pak zhgënjim në gratë. Mënyra më e mirë për t’u kthyer në formë është të ngasin biçikleta, të ngjiten në mal dhe të ecin në mbrëmje.
Krizat ndodhin në jetën e të gjitha çifteve. Ato mund të jenë të mëdha ose të vogla.

Disa çifte divorcohen 2-3 vite pasi martohen, ndërsa të tjerët jetojnë së bashku për shumë vite dhe kjo nuk është vetëm një çështje fatlumi, ka të bëjë me një koncept të thjeshtë që të gjitha çiftet e lumtura e kuptojnë: së bashku mund të përballoni çdo lloj problemi në jetën e familjes suaj.

Në galerinë e mësipërme gjenden disa situata gjatë martesës dhe zgjidhjet.
Shtuar më 24/04/2019, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori