Nëse nis Lufta e Tretë Botërore - Ja cilat janë shtetet që mund ta dalin të fituara (FOTO LAJM)

Pëlqej
Situata aktuale në botë nuk është hiç më e mirë se para nisjes së Luftës së Dytë Botërore.

Aktualisht vlerësohnet se thuajse të gjitha shtete janë në konflikte, të brendshme ose të jashtme, përveç 11 shteteve.

Situata më e agravuar është në Ukrainë, ku po "përplaset" Perëndimi me Rusinë.

Jo më pak shqetësuese është situata në Lindjen e Mesme, e po ashtu edhe në Azi, ku marrëdhëniet e acarruara mes Kinës dhe Japonisë po arrijnë kulmin.

Por, nëse situata do nxehej në atë masë sa të fillonte Luftë e Tretë Botërore, cilat do të ishin shtetet më të favorizuara ta fitojnë luftën?

Këto janë shtetet më të fuqishme ushtarake sot në botë

Britania e Madhe

Ushtarë: 387.570
Aviacion: 222 aeroplanë, 153 helikopterë
Detaria: Rreth 367.860 tonelata
Armë nukleare: Mbi 160 koka bërthamore të shpërndara, gjithsej 225

India

Ushtarë: 4.768.407
Aviacion: 1.080 avionë dhe 140 helikopterë
Detaria: Rreth 317.725 tonelata
Armë nukleare: Deri më 100 koka bërthamore

Rusia

Ushtarë: 3.250.000
Aviacion: 1.900 avionë , 1.655 helikopterë
Detaria: Rrethe 845.730 tonelata
Armë nukleare : Rrethe 1.480 koka bërthamore të shpërndara, 4.502 gjithsej

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ushtarë : 2.291.910
Aviacion : 3.318 avionë; 6.417 helikopterë
Detaria : Rreth 3.415.893 tonelata
Armë nukleare: Rreth 1.654 koka të shpërndara, gjithsej 5.113

Kina

Kina vlerësohet si fuqia më potenciale për të fituar luftën, pasi ka në dispozicion të saj më shumë armë.

"Dragoi aziatik" është rreziku më i madh për Perëndimin.

Shteti kinez ka shënuar rritje të mëdha ekonomike dhe sipas parashikimeve më 2028-tën, ajo do tia kalojë në ekonomi edhe SHBA-ve.

Aktualisht shteti investon në ushtri 2% të buxhetit, por se interesi për investim në ushtri po rritet.

Ekspertët thonë se Kina mund të jetë supermatore e re, në rast se ecën me këto ritme, duke ia kaluar edhe SHBA-ve në fuqi ushtarake, por edhe ekonomike. /albeu.com/


Shtuar më 24/08/2014, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori