Nënë për herë të parë, Katy Perry zbulon emrin e veçantë të vogëlushes (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme, Katy Perry, është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Orlando Bloom kanë pritur vajzën e tyre, të cilën kanë vendosur ta quajnë Daisy Dove Bloom.

“Ne jemi të mbushur me dashuri dhe befasi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë. Por ne e dimë që jemi me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa ishte e jona”, u shprehën ata teksa dhanë lajmin për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë.

Pas një romance disavjeçare, dyshja tashmë mund të shijojnë vajzën e tyre. Kujtojmë se Bloom ka edhe një djalë 9-vjeç nga martesa e tij e parë me Miranda Kerr.
Shtuar më 27/08/2020, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori