Nënë e një djali, "Songyl" rikthehet në ekran 2 vite pas serialit "Lule të vetmuara" (FOTO LAJM)

Aktorja turke shumë e pëlqyer nga publiku turk, por edhe shqiptar Gokçe Akyildiz do të rikthehetekran.

Aktorja pas mbarimit të serialit “Lule të vetmuara” dy vite më parë, u shkëput nga ekrani dhe iu dedikua familjes dhe vogëlushit të saj.

Megjithatë tani ajo ka vendosur të rikthehet dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë në një prononcim për gazetarët turq.

“Pas kaq shumë kohësh unë do të rikthehem në ekran me një projekt të mirë. Nuk mund t’ju jap një datë ekzakte, por jam e lumtur që do të rikthehem për fansat e mi”-tha aktorja.

Akyildiz bisedoi me gazetarët dhe bëri foto me fansat, sjellja e saj e sinqertë dhe e dashur ra shumë në sy.

Shtuar më 13/10/2020, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori