Po na "vjedhin" të dashurit, vajzat mburren me bukurinë e nënave të tyre (FOTO LAJM)

Një adoleshente ruse ka filluar një "lojë" virale në Twitter, pasi ka publikuar një foto të së ëmës, duke e mburrur atë për pamjen edhe pse është plot 43 vjecc.

Vajza ka shpërndarë dy selfie të nënës së saj në Twitter javën e kaluar me titullin: "Nëna ime është 43 vjeç, dhe ajo ende mund të vjedhë ndonjë djalë nga unë".

Tweet-i shpejt u bë viral, duke marrë mbi 25,000 pëlqime ndërsa përdoruesit u lanë të mahnitur nga pamjet e saj, raporton BoredPanda .

Duke komentuar në tëeet-in, dikush shkruante: "Unë thjesht pyes veten SI? Tani e di se si dua të dukem kur jam 43 vjeç."

Ndërsa një tjetër tëeeter shkruan: "A mund të jem njerku juaj?"

Ndërkohë, të tjerët u frymëzuan nga postimi i adoleshentes, duke shpërndarë fotot e prindërve të tyre në internet.

Një djal krenar postoi një fotografi të mamasë së tij 48-vjeçare, duke pretenduar se ajo "thith rini nga studentët e saj".

Një tjetër vajzë ziliqare postoi një foto të nënës së saj 43-vjeçare duke u përkulur nga një pishinë me rroba banje ku shrkuante "mamaja ime është 43 vjeç dhe mendoj se jam birësuar".

Dikush tjetër shkroi: “Nëna ime po mbush 41 vjeç, por të gjithë mendojnë se është 34 vjeç. Gjithnjë e më shumë po bindem se mund të jet birësuar.

Ndërsa një vajzë tjetër shkroi: "Ish im thoshte që nëse nëna ime shkurorëzohej, ai do të kerkonte numrin e saj të telefonit."

Këto nuk janë nënat e para që shkaktojnë trazira me paraqitjet e tyre rinore.

Lexo KETU
Shtuar më 21/08/2019, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori