Newcastle zyrtarizon trajnerin e ri të klubit (FOTO LAJM)

Klubi anglez i Newcastle ka zyrtarizuar trajnerin e ri të klubit në një postim në “Twitter”.

Pas shkarkimit të Steven Bruce, në listën e dëshirave për idealin e stolit të klubit kanë qënë të shumtë pretendetët por tashmë sheikët e gjetën teknikun e ri. Bëhet fjalë për Eddie Howe, 43-vjeçarin që më përpara ka drejtuar ekipin e Bournemouth.

Që pas largimit nga Bournmouth ai ka qënë pa një klub dhe tashmë Howe është i përzgjedhuri nga sheikët duke i besuar atij stolin e trajnerit./h.ll/albeu.com


Shtuar 8.11.2021 16:58