“Kisha frikë të tregoja”, fshehu vdekjen e shokut, kush është 47-vjeçari që hodhi në përrua mikun e tij

Madjel Husa është 47-vjeçari, i cili akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza.

Elton Tahiri ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij, në banesën e këtij të fundit.

Madjel Husa, shoku i 48-vjeçarit, nuk e kallëzoi në polici ngjarjen dhe transportoi trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit.

Për rrjedhoje ai akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sakaq burime bëjnë me dije se Husa është emër Ii njohur për policinë.

Mësohet se në vitn 2018 ai ishte burgosur, pasi akuzohej se përndiqte ish të dashurën e tij.. Fillimisht Majdieli u arrestua, më pas gjykata e la në arrest shtëpie për gati dy muaj, për t’u arrestuar sërish. Në fund, gjykata e dënoi me 2 vite burg.

Asokohe ai thoshte se familja e vajzës e ka denoncuar për shkak se ishte kundër lidhjes së tyre, pasi kishin diferencë në moshë rreth 20 vjet./albeu.com/