"Në të sëmës", vlonjatët i presin biletën Ramës (FOTO LAJM)

Nje numër i madh banorësh të Vlorës kanë dalë pasditen e sotme në protestë kundër Qeverisë.

Ndërkohë që nuk ka munguar dhe një pankartë në formë bilete me Air Albania vetëm me një drejtim drejtuar kryeministrit.

“Në datën 16 duhet të shkojmë në Tiranë. Por Vlora duhet të organizohet 100 herë më tepër se sot. Në datën 16 t’u dalë lepuri atyre njerëzve nga barku sepse boll u trembëm nga këto presione që mund të kenë nesër, pasnesër. Duhet të bashkohemi të gjithë për një qëllim, të tregojmë vlera që ky kryeministër, kjo qeveri duhet ta dorëzojë pushtetin sepse e ka katandisur këtë vend si mos më keq. Të ngrihemi, të bashkohemi të gjithë bashkë, sidomos për rininë që po e braktis këtë vend. Të nderuar qytetarë, të nderuar demokratë, të nderuar socialistë të ndershëm sepse kjo qeveri nuk është qeveri socialistësh është qeveri oligarkësh”, tha një prej drejtuesve të protestës.
Shtuar më 08/02/2019, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori