Në super formë disa muaj pas lindjes, Loredana tregon sekretin (FOTO LAJM)

Në dhjetor të vitit që lamë pas, Loredana u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vogëlushe, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë, Hana.

Ndonëse gjatë shtatzënisë, Loredana nuk ishte aktive në rrjetet sociale, menjëherë pas lindjes ajo publikonte shpesh foto në Instagram.

Nga fotot që publikonte herë pas here u vu re se reperja për një kohë të shkurtër u kthye shumë në formë dhe na habiti të gjithëve.

Por si ja doli të ketë këtë trup vetëm pas 10 muajsh?

Sekretin e ka zbuluar Loredana nëpërmjet postimeve në Instastory.

Loredana ka publikuar një foto të barkut të sheshtë, duke treguar se është më e dobët seç ka qenë para shtatzënisë.

Ajo ka zbuluar se këtë gjë e ka arritur në formë natyrale, pasi nuk është stërvitur as në palestër dhe as ka kryer liposuction.
Shtuar më 10/10/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori