Në "sherrin" mes Dafinës dhe Taynës, Adelina Ismaili ka një të preferuar (FOTO LAJM)
Sherri virtual mes
Dafinës dhe
Taynës duket se i ka vënë shumë personazhe përballë një zgjedhje.
Këngëtarja e njohur,
Adelina Ismaili, ka publikuar ‘freestyle-n’ e
Taynës, që u mor si një ‘diss’ për Dafinën.
Adelina ka treguar hapur vlerësimin për Taynën.
“WOOOW! WOW! Si më paska shpëtuar kjo.
Tjetër nivel. (Fol për komplekset, zemër)”, shkruan
Adelina.
Ky duket si një pozicionim i këngëtares në debatin e heshtur mes repereve. Gjatë ‘freestyle’, Tayna thotë: “Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”.
Edhe postimet e
Dafinës janë marrë si një ironi kundrejt
Taynës. Madje Dafina ka filluar të bëjë shoqe “rivalet” e
Taynës. Pas Melindës, i ka bërë follow edhe Rinës.
Po ashtu, dy artistet e kanë hequr
njëra-tjetrën nga “Instagram-i”. Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre “Bye Bye” është një nga këngët më të pëlqyera dhe të gjithë prisnin që dy reperet të sillnin një
tjetër projekt me
njëra-tjetrën, por duket se kjo nuk do të ndodhë.
Shtuar më 31/10/2020,
ora 09:37