Në "sherrin" mes Dafinës dhe Taynës, Adelina Ismaili ka një të preferuar (FOTO LAJM)

Sherri virtual mes Dafinës dhe Taynës duket se i ka vënë shumë personazhe përballë një zgjedhje.

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, ka publikuar ‘freestyle-n’ e Taynës, që u mor si një ‘diss’ për Dafinën. Adelina ka treguar hapur vlerësimin për Taynën.

“WOOOW! WOW! Si më paska shpëtuar kjo. Tjetër nivel. (Fol për komplekset, zemër)”, shkruan Adelina.

Ky duket si një pozicionim i këngëtares në debatin e heshtur mes repereve. Gjatë ‘freestyle’, Tayna thotë: “Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”.

Edhe postimet e Dafinës janë marrë si një ironi kundrejt Taynës. Madje Dafina ka filluar të bëjë shoqe “rivalet” e Taynës. Pas Melindës, i ka bërë follow edhe Rinës.

Po ashtu, dy artistet e kanë hequr njëra-tjetrën nga “Instagram-i”. Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre “Bye Bye” është një nga këngët më të pëlqyera dhe të gjithë prisnin që dy reperet të sillnin një tjetër projekt me njëra-tjetrën, por duket se kjo nuk do të ndodhë.
Shtuar më 31/10/2020, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori