Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Në pritje të ëmbël? Zbulohet e vërteta e shtatzënisë së Adelina Ismailit (FOTO LAJM)

Dy ditë më parë, në rrjet u përhap lajmi se këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, është shtatzënë për herë të dytë.

Gjithçka nisi nga një foto e publikuar nga Eraldo Rexho, i cili shfaqej krah motrave Ismaili dhe të gjithëve i mbetën sytë tek barku i Adelinës.

Ajo kishte pozuar me një fustan ngjyrë rozë dhe në sy binte barku i saj i fryrë.

Të shumtë ishin personat që në komentet e fotos vunë në dukje barkun e Adelinës, duke pyetur edhe për shtatzëninë e këngëtares.

Këtyre dyshimeve i ka dhënë fund vetë Eraldo Rexho, i cili njërit prej ndjekësve që pyet se në cilin muaj të shtatzënisë është Adelina, ia ka kthyer: “Nuk është shtatzënë”, duke sqaruar njëherë e mirë këto lajme.

Kujtojmë se dy vite më parë, Adelina solli në jetë një vogëlush të cilin e pagëzoi me emrin Uliks.
Shtuar më 23/08/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori