Aktorja Olta Gixhari para pak ditësh konfirmoi që është në
pritje të ëmbël dhe që nga ai moment nuk po i kursen fotot. Ajo është shumë e emocionuar që do të bëhet nënë për herë të parë dhe këto emocione dëshiron t'i ndajë me
ndjekësit e saj.
Së fundmi
Olta ka zbuluar se ka nisur me përgatitjet për ardhjen në jetë të foshnjës dhe nuk mund të ishte më e lumtur. Ajo ka publikuar në Instastory një video nga dyqani i rrobave për fëmijë, duke treguar se kjo është pjesa e saj e preferuar.
"Kjo është pjesa që vdes", ka shkruar
aktorja krahas videos. Kujtojmë se
Olta ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebushit që pritet të vijë në jetë.
Shtuar më 28/05/2020,
ora 09:33