Në prag falimentimi, kompania e njohur ajrore anulon fluturimet nga Tirana dhe Prishtina (FOTO LAJM)

Kompania sllovene Adria Airways e cila ka ndërprerë fluturimet që nga dita e martë 23.30 ka afat deri në 2 tetor që të paraqesë një plan ristrukturimi financiar përndryshe do t’i hiqet licenca përkatëse.

Kjo shoqëri që mbulon prej kohësh edhe fluturimet Lubjanë-Tiranë ndodhet në vështirësi financiare dhe nuk ka siguruar ende një ndihmë të premtuar nga shteti slloven.

Paralajmërimin për heqjen e licencës e ka bërë dje agjencia shtetërore sllovene e aviacionit.

Adria Airways ka patur deri pak ditë më parë 20 avionë, por aktualisht mund të operojë vetëm me 10 prej tyre pasi kontraktorët që ia kishin lëshuar me qira ia kanë bllokuar për mungesë pagese.

Ende përfaqësuesit e kompanisë nuk kanë bërë të ditur nëse do të mund të paraqesin planin e kërkuar deri më datë 2 tetor çka rrezikon edhe punësimin e 500 punonjësve të saj.

Të paktën deri të premten sipas komunikimit që ka bërë Adria Airways shumica e fluturimeve nuk do të kryhen kur përfshihet edhe linja Lubjanë-Tiranë do operojë vetëm linja me Frankfurtin.
Shtuar më 26/09/2019, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori