Në muajt e fundit të shtatzënisë, Jonida Vokshi merr rreze dielli me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe po presin me padurim të marrin në krahë vajzën e tyre. Jonida pak kohë më parë zbuloi se ata dëshironin shumë të bëheshin me vajzë dhe madje e kanë menduar edhe emrin, të cilin e kanë lënë surprizë për ta zbuluar ditën kur ajo do të vijë në jetë.

Aktorja është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ditën e sotme ka postuar një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur teksa merr rreze dielli në ballkonin e shtëpisë.

"Vajza do të vijë shumë shpejt dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur që është vajzë. Kishim shumë dëshirë të kishim një vajzë dhe Zoti na e plotësoi. Unë dhe Besniku mezi po e presim të vijë në jetë", ka thënë Jonida.

E pyetur si po e kalon vetëkarantinimin me bashkëshortin, aktorja ka treguar: "Kjo situatë erdhi papritur, por po rezulton një sfidë e suksesshme për mua dhe Besnikun pasi deri tani akoma nuk i kemi 'nxjerr thikat'. Edhe ne si gjithë të tjerët po mundohemi të krijojmë një kohë cilësore, ta shfrytëzojmë qëndrimin në shtëpi për të gjithë ato gjëra që i kishim lënë pas dore. Mundohemi të alternojmë të gatuarit, pazaret, po i kushtojmë vëmendje projekteve. Në këtë mënyrë sapo të dalim nga shtëpia do i kemi gati disa gjëra".

Shtuar më 18/04/2020, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori