Ne momente intime me të dashurin, Dua Lipa kapet "mat" gjatë pushimeve (FOTO LAJM)

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, kanë disa ditë që po shijojnë pushimet në Meksikë.

“Daily Mail” ka publikuar disa fotografi të çiftit të famshëm, i cili duket mjaft i relaksuar dhe i lumtur.

25-vjeçarja shfaqet me një palë bikini ngjyrë rozë si dhe një palë syze. Për të kompletuar look-un e saj, ajo ka vendosur edhe bizhuteri. Ajo çfarë tërheq vëmendjen është se autorja e hitit “Levitating” shfaqet me një cigare në dorë.

Gjithashtu dyshja shfaqen edhe në momente paksa intime me njëri-tjetrin. Ndërsa në disa poza tjera, ata janë fotografuar teksa lexojnë.

Shtuar më 06/01/2021, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori