Në mes të varrazave, kjo pamje ka frikësuar mijëra banorë (FOTO LAJM)

Mijëra banorë të qytezës Boldavin në Afyon të Turqisë jetojnë prej muajsh me frikë për shkak të një të çare të madhe të tokës që është vërejtur në zonën e tyre.

E çara është rreth gjysmë metër e gjerë dhe ka gjatësi disa kilometra.

Në zona të caktuara, për shkak të kësaj ta çare, vërehen edhe gropa mjaft të thella.

Banorët tregojnë për mediat turke se e çara e tokës kalon përmes varrezave duke shkatërruar disa prej tyre.

Ekspertët vlerësojnë se e çara ka ndodhur për shkak se në atë zonë kalon njëra prej tre pllakave tektonike që përbëjnë Turqinë, e cila herë pas here shkakton tërmete të fuqishme në zonë. /albeu.com

Shtuar më 07/11/2020, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori