Në mes të Shkupit nuk është ngritur përmendorja e Nexhat Agollit, por e Metodija Shatorov-Sharlo-s (FOTO LAJM)

Pëlqej
Deputetja e VMRO-së, Liliana Zaturovska është shprehur sot se në mës të Shkupit nuk është ngritur përmendorja e Nexhat Agollit, por e Metodija Shatorov-Sharlo-s.

Ajo madje ka kritikuar Artan Grubin e BDI-së, duke i thënë se ka gënjyer njerëzit për identitetin e përmendores.

“Të dinte te paktën pak historinë, z.Artan Grubi dhe të kushte të paktën pak më shumë kapacitet, horizonte njerëzore dhe kulturore si dhe të mos të ishte i kapluar me urrejtje, irredentizëm, thjeshtësi, cektësi dhe dëshirë për vetë-promovim se sa shqiptar i madh që është. Si dhe ti kishte ngjarë pak Nexhat Agollit i cili e ka dashur aq shumë shtetin tonë të përbashkët, si dhe të lexonte diçka për të, do të dinte se si ai është dukur dhe si ka vepruar dhe në ashtu rrethana, të komplikuara për të, do të ishte i vetëdijshëm se personi në përmendore para së cilës ai ka bërë fotografi, nuk është Nexhat Agolli por është Metodija Shatorov-Sharlo!”, shkruan mes tjerash Liljana Zaturovska, transmeton Alsat-M.

Pas kësaj, edhe Grubi ka shkruar në Facebook-un e tij, duke thënë se ka menduar se ajo përmendore ka qenë e Nexhat Agollit dhe se kur e ka hedhur foton ka qenë i emocionuar.

“Kur informohesh për diçka gabim, mund të nisësh edhe luftë e le më me bo selfie. Seriozisht, i keqinformuar padashje nga shumë media që botuan lajmin për vendosjen e përmendores se Nexhat Agollit në qendër të Shkupit, por edhe nga dëshira e madhe që më në fund ti shoh të derdhur në bronzë Agollin, Bogdanin dhe Bagerin, ndodh që paskam gabuar bashkë me shumë të tjerë, andaj, Ju kërkoj falje të gjithë juve që u gëzuat po aq sa edhe unë, por edhe që u mashtruat po aq sa edhe unë. Vendosjen e përmendoreve të Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe Josif Bagerit e kemi prit si ngjarje dhe jam i bindur se do të realizohet shpejtë sepse ato përmendore janë gati dhe pritet vetëm vendosja e tyre”, ka shkruar Grubi. /albeu.com/

Shtuar më 27/09/2014, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori