Në mes të “paradës” së makinave luksoze, këngëtarja shqiptare udhëton me autobuz

Edhe pse prej kohësh është bërë pjesë e tregut shqiptar dhe kosovar të muzikës, Fifi duket nuk ka ndërmend të ndryshojë stilin e jetës së saj.

Në një postim në Instastory, Fifi tregon se udhëton me autobus dhe se nuk dëshiron të bëjë si diva edhe pse është personazh publik.

"Nuk kam pasur asnjëherë turp të jetoj jetën time. Unë udhëtoj shumë sepse shtëpia e familjes sime është në Prishtinë dhe po unë udhëtoj me autobus. Ju ndoshta do të më pyesnit ‘Po pse jeton si njeri normal?’. Sepse sinqerisht njerëz unë jam një njeri normal.

Zoti më bekoi me zërin, por kjo nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Më vjen keq që nuk dua të jem e paprekur dhe të veproj si një diva fallco apo çfarëdo. Asnjëri nuk është në shtetin tonë dhe nuk do të jetë ndonjëherë apo jo? Në fund të ditës unë mbetem Filloreta Raçi, e bija e Avni dhe Nurije Raçit", shkruan ajo. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori