Zjarr në një pikë grumbullimi të automjeteve në Vlorë, digjen disa makina të vjetra

Disa makina janë përfshirë nga flakët në një pikë grumbullimi në Vlorë pasditen e sotme.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, teksa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të mos lejuar përhapjen e tyre.

Ndërkohë, nuk janë regjistruar dëme të konsiderueshme nga flakët, të cilat kanë arritur të dëmtojnë vetëm disa prej automjeteve të vjetra.

 


Shtuar 22.08.2023 18:55