Në kërkim që pas masakrës në Bllok, miku i Elvana Gjatës i publikon fotot (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur , Elvana Gjata është zhdukur që pas masakrës së 4 tetorit në ish-Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Në fillim sipas të dhënave të policisë shkaku i të gjithë sherrit u tha se ishte pikërisht një ngacmim i këngëtares, por më pas detaje të reja dolën në skenë.

Elvana së bashku me të dashurin e saj, Ervin Matën janë shpallur në kërkim nga policia shqiptare por ende nuk dihet asgjë për ta.

Së fundmi ka qënë miku i Elvana Gjatës ai i cili ka sjellë në vëmendje këngëtaren me anë të një fotoje të publikuar.

Edhe pse s’kemi ende asnjë gjurmë nga ajo miku i saj më i mirë, Ermal Mamaqi ka ndarë në Instagram disa foto të këngëtares, të shkëputur nga filmi “Dy gisht mjaltë”.

Mamaqi krahas videos sqaron se shqiptarët do kenë mundësi ta shohin filmin në çdo kinema të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.

“2 Gisht Mjalt녅 Së shpejti një Film Komedi i mbushur me dashuri dhe humor që do ju bëjë më të lumtur… Në të gjitha Kinematë Shqipëri,Kosovë,Maqedoni”, shkruan ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2018, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori