Lajm i mirë për maturantët, “Western Balkans University” ofron bursa studimi për programet “Bachelor”

Universiteti “Western Balkans” i ofron mundësinë maturantëve që vijnë nga qytetet Kukës, Has, Topojë dhe Peshkopi që të përfitojnë bursa studimi në programet Bachelor.

Bursat mundësohen nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në kuadër të projektit “Perspektiva të Reja” në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.

Në ceremoninë e firmosjes së memorandumit ditën e sotme, morën pjesë ambasadori i Britanisë së Madhe, lastair King-Smith, Kryetari i Dhomës së Tregtisë të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Dr. Klodjan Allajbeu, Presidenti i Universiteti “Western Balkans”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, menaxheri i projektit “Perspektiva të Reja” z. Edval Zoto si dhe të ftuar të tjerë.

Në faqen e Universitetit sqarohen edhe hapat që maturantët duhet të ndjekin për të aplikuar.

Aplikimi bëhet në U-Albania, ku maturantët duhet të zgjedhin njërin nga programet bachelor të ofruara nga Universiteti “Western Balkans” në raundin e dytë të aplikimeve në datat 15 – 17 Shtator 2023 dhe të paraqiten sa më parë pranë universitetit për të kryer procedurat paraprake të aplikimit.

Bursat e studimit të ofruara nga #WBU për të gjitha programet Bachelor synojnë tu vijnë në ndihmë të rinjve nga këto zona.

 


Shtuar 12.09.2023 16:44