Në karantinë me ish-gruan! Përse aktori nuk gjendet përkrah bashkëshortes së tij (FOTO LAJM)
Nëse jeni të martuar, karantinimi ju ka gjetur
përkrah bashkëshortes suaj, por ky nuk është rasti i
Bruce Willis. Aktori i “Die Hard” gjendet i
izoluar në të njëjtën shtëpi me
ish-gruan e tij, Demi Moore.
Vetëm pak më parë,
Willis publikoi një fotografi
përkrah Moore-it, vajzës së tyre dhe të dashurit të motrës, foto që tërhoqi vëmendje të menjëhershme.
Në të mungonin gruaja aktuale e aktorit, Emma Heming
Willis dhe dy vajzat e tyre. Në një intervistë, vajza e
Willis-it dhe Moore-it, Scout
Willis zbuloi arsyen se përse prindërit e saj, tanimë të ndarë, po jetojnë bashkë në këto kushte të pazakonta.
“Njerka dhe motrat e mia të vogla do të qëndronin me ne, por Evelyn (njëra prej vajzave) u shpua pa dashje me një gjilpërë në këmbë dhe iu desh të shkonte te mjeku,” tha Scout.
Më pas situata u përkeqësua dhe Emma me vajzat ngecën në Los Angeles, teksa
Bruce u nis për në Idaho, për t’u
izoluar me
ish-gruan.
Demi Moore dhe
Bruce Ëillis u martuan në 1987-n dhe u ndanë në vitin 2000.
Shtuar më 23/04/2020,
ora 14:11