Në hotel me një 20-vjeçare, reagon e fejuara e Stresit pas arrestimit (FOTO&VIDEO)
Pëlqej
Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, ose siç njihet me emrin e artit "Stresi" është arrestuar dy ditë më parë nga polciia e Tiranës.

Sipas policisë thuhet se për Stresin kishin informacion prej disa muajsh që e bënin këtë të fundit anëtarë të një bande kriminale.

Gjatë kontrollit në hotelin ku po qëndronte Stresit i janë gjetur në posedim, një pistoletë, disa fishekë dhe një sasi të vogël kokaine.

Gjithashtu në dhomën e hotelit me Stresin ishte edhe një vajzë 20 vjeçare e cila ëhstë lënë e lirë pas marrjes në pyetje.

Ndërkohë nga ana tjetër Stresi nuk ka shumë kohë që ka zyrtarizuar me fejesë edhe lidhjen disa-vjeçare me të dashurën e tij, Kejsi.

Megjithatë, duket se Kejsi e ka marrë me sportivitet këtë fakt, pasi pak orë më parë ka reaguar në rrjetet sociale, për herë të pas arrestimit të të fejuarit të saj.

Ajo ka publikuar një foto, ndërsa fokuson unazën në gishtin e martesës, duke përcjellë kështu mesazhin se asgjë s’ka ndryshuar mes tyre, ndërsa komentuesit e kanë “bombarduar” me pyetje të tipit: çfarë ka ndodhur mes jush, a do ja falësh tradhtinë etj. /albeu.com/
Në hotel me një 20-vjeçare, reagon e fejuara e Stresit pas arrestimit (FOTO+VIDEO)

Shtuar më 19/10/2018, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori