Në gjendje jo të mirë shëndetësore, aktorja e njohur turke përfundon në spital (FOTO LAJM)

Aktorja turke Birce Akalay, e cila u bë e famshme në Shqipëri me rolin e “Asllë” në serialin “Dashuri bardh e zi” ka përfunduar në spital.

Lajmin e kanë konfirmuar mediat turke, duke shkruar se ajo së fundmi kishte nisur xhirimet për serialin e ri “Babil” dhe është ndjerë keq.

Aktorja ka shkuar së bashku me partnerin e saj në spital. Ndërsa u fotografua jashtë ambienteve të spitalit dhe dukej në gjendje aspak të mirë.

“Do kalojë, jam më mirë tani, faleminderit. Kemi filluar punën për serialin”,u shpreh Birce.

Më tej, gazetarët vazhduan ta pyesin dhe ajo iu përgjigj se sapo ka dalë nga spitali dhe është e lodhur.

“Unë sapo kam dalë nga spitali, ju lutem, nuk është vendi”, u përgjigj aktorja.
Shtuar më 28/08/2020, ora 09:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori