Shuhet në moshën 65-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare piktori qeparotas, Vangjel Gjikondi.

Artisti ka ndërruar jetë pas një sulmi kardiak. Vangjel Gjikondi studioi në Akademinë e Arteve gjatë viteve 1975-1983, dhe që në këtë periudhë punët e tij nisën të spikasin.

Vepra të tij janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve( si Pejzazh nga Tirana, 1983). Ka punuar në ish-Kinostudio në mbi dhjetë filma si piktor derisa në fillimvitet ’90 u largua në Greqi.

Ka qenë aktiv me portrete, peizazhe, ilustrime etj., dhe ekspozita personale e kolektive edhe përgjatë viteve të fundit, brenda dhe jashtë vendit.

Në Shqipëri veçohet ekspozita me 60 vepra të Historisë së Skënderbeut nga lindja në vdekje mbajtur afro 5 vjet më parë në Muzeun Historik Kombëtar.

Një punë 10-vjeçare që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe kritikës. Gjikondi ishte një nga zërat kritik më aktiv veçmas sa i përket mënyrës së menaxhimit të artit pamor dhe hapësirave të ekspozimit./albeu.com/ 


Shtuar 24.07.2023 21:39