Në ditët e fundit të shtatzanisë, Jonida Vokshi tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Jonida është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe sot postuar një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur teksa ndodhet në ballkonin e shtëpisë.

"Vajza do të vijë shumë shpejt dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur që është vajzë. Kishim shumë dëshirë të kishim një vajzë dhe Zoti na e plotësoi. Unë dhe Besniku mezi po e presim të vijë në jetë", ka thënë Jonida.

E pyetur si po e kalon vetëkarantinimin me bashkëshortin, aktorja ka treguar: "Kjo situatë erdhi papritur, por po rezulton një sfidë e suksesshme për mua dhe Besnikun pasi deri tani akoma nuk i kemi 'nxjerr thikat'. Edhe ne si gjithë të tjerët po mundohemi të krijojmë një kohë cilësore, ta shfrytëzojmë qëndrimin në shtëpi për të gjithë ato gjëra që i kishim lënë pas dore. Mundohemi të alternojmë të gatuarit, pazaret, po i kushtojmë vëmendje projekteve. Në këtë mënyrë sapo të dalim nga shtëpia do i kemi gati disa gjëra".
Shtuar më 19/05/2020, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori