Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Në ditën e lindjes, kush tjetër mund t’i bënte Albërijes urimin më emocionues veçse e bija? (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Albërije Hadërgjonaj, feston ditëlindjen e saj.

Ajo ka lindur më 15 shtator të vitit 1975 dhe sot ka mbushur plot 44 vjeç.

Sigurisht që s’mund të mungonin urimet për të në rrjete sociale, mirëpo urimi i parë dhe ai më speciali i ka ardhur nga e bija.

Anxhelina ka pritur mesnatën për t’i dedikuar të ëmës një shkrim emocionues, që ia ka bërë zemrën mal Albërijes.

“Gëzuar ditëlindjen shoqes time të ngushtë, gruas më të mrekullueshme që njoh, mamasë time të bukur! Fjalët s’mund ta tregojnë sa shumë të dua! Je forca dhe dobësia ime në të njëjtë kohë! Heroi im në jetën reale dhe inspirimi im! Kalofsh ditëlindjen më të mirë ndonjëherë! Më mungon shumë dhe mezi po pres të të shoh!”- ishin fjalët e Anxhelinës krahas fotos me të ëmën.

Nuk ka vonuar edhe komenti i këngëtares, e cila e falenderon publikisht të bijën për fjalët e ëmbla:

“O Zot të dua kaq shumë! Jam e bekuar që kam një vajzë si ti!”- shkruan Albërija.

Kujtojmë se këto ditë, Anxhelina dhe kushërira e saj, Beatrix Ramosaj, u bënë kryefjala e mediave pasi bënë paqe së bashku një vit pas sherrit të bujshëm

Shtuar më 15/09/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori