Në ditën e lindjes, Fatma Methasani merr propozimin romantik për martesë (FOTO LAJM)

Propozimi për martesë për Fatmën nuk mund të vinte më bukur se kaq! Shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, i ka propozuar mbrëmjen e djeshme partneres së tij pas festës së organizuar për ditëlindjen e saj. Në një ambient të jashtëm të mbushur me petale trëndafili dhe me një tortë gjigante, Alfio e ka pyetur Fatmën: “A do të martohesh me mua?”.

Ajo i është përgjigjur “Po” para të gjithë të pranishëmve në festë, të cilët duhet të fillojnë pak nga pak të përgatiten për dasmën e çiftit.

Sot Alfio i thuri Fatmës edhe disa super fjalë emocionuese për ditëlindjen. Ai publikoi një foto ku shihen të dy bashkë me Noah në plazh, teksa ka shkruar:

"Dikur mendoja qe dashuria ishte thjesht nje enderr, derisa u dashurova me ty!❤️
gezofsh dhe 100 ditlindje te lumtura djelli i shpirtit tone!"

Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

Duket se të dy po e shijojnë shumë këtë eksperiencë, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të voglin e tyre.
Shtuar më 29/10/2020, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori