Në ditën e lançimit të filmit të tij, ndërron jetë aktori i serialit të famshëm amerikan (FOTO LAJM)

“El Camino” është riprodhimi në formën e një filmi i serialit të famshëm “Breaking Bad”, ku në rolin e Ed është aktori i njohur Robert Forster.

Mirëpo, në ditën e lançimit të këtij filmi, Forster ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij.

Aktori 78-vjeçar vuante nga kanceri në tru dhe s’iu desh shumë kohë që kjo sëmundje t’i merrte jetën.

Në momentet e fundit, ai ndodhej pranë familjarëve, katër fëmijëve të tij dhe partneres Denise Grayson.

Forster u nominua për çmimin Oscar në vitin 1998 për rolin e Max Cherry-t, në filmin “Jackie Brown” të Tarantino-s, rol me të cilin u bë shumë i njohur për publikun.

Shtuar më 14/10/2019, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori