Pse algat mund të jenë ushqimi i së ardhmes për shkencëtarët

Studiuesit kanë zbuluar se mikroalgat lëndët e gjelbërta që formojnë llum të pellgjeve gjatë muajve të verës – janë mjaft të mira për t’u ngrënë. Ekspertët e kanë ditur prej vitesh se disa lloje të algave janë burime të shkëlqyera të vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera ushqyese.

Leshterika, një alga deti, është vetëm një shembull. Ndër përbërësit jetëdhënës të algave është taurina, e cilësuar kohët e fundit si “eliksiri i jetës” nga një studiues i ushqimit. Nori, alga deti që përdoret për të mbështjellë rrotullat e sushit, është një burim i mirë i taurinës.

Por Alison Smith, profesoreshë e shkencave bimore në Universitetin e Kembrixhit, thotë se organizmat e vegjël e të pasur me proteina të gjetura në liqenet dhe oqeanet e ujërave të ëmbla, ose mikroalgat, mund të jenë anashkaluar padrejtësisht. Këto mikroalga janë veçanërisht të mira për veganët, pasi shumë dietave me bazë bimore u mungojnë lëndët ushqyese thelbësore të cilat mund t’i ofrojnë algat. Smith tha për Guardian:

Dietat e bazuara thjesht në produkte bimore janë të shkëlqyera në shumë nivele, por ato kanë disa mangësi, dhe një nga më të rëndësishmet prej tyre është mungesa e vitaminës B12. Shumë veganë do të preferonin të mos kishin suplemente kimike dhe do të dëshironin të merrnin B12 si pjesë natyrale të dietës së tyre. Nuk mund ta merrni atë nga bimët, por ne kemi zbuluar se disa alga janë burime të pasura të vitaminës.

Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë një sërë çrregullimesh neurologjike, imune dhe inflamatore, veçanërisht te gratë shtatzëna, sipas një raporti European Journal of Nutrition. Përveç B12, mikroalgat janë burime të mira të aminoacideve thelbësore, acideve yndyrore si omega-3, omega-6 dhe omega-7, plus vitamina duke përfshirë A, D dhe E, sipas BBC.

Shumë njerëz të ndërgjegjshëm për shëndetin tani përdorin suplemente të bëra nga mikroalgat, duke përfshirë spirulinën dhe klorellën. Ushqimet dhe suplementet me bazë algat kanë qenë të njohura për shekuj në Azi, ku jetojnë rreth nëntë të dhjetat e prodhuesve komercialë të algave, sipas një studimi të vitit 2019.


Shtuar 23.07.2023 19:54